• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

5 arsye pse duhet ta ngadalësoni stërvitjen në palestër

Nëse po përpiqeni të keni rezultate të shpejta në palestër, atëherë do të keni dhimbje të shumta të të gjithë muskujve në trup.

Shumë studiues kanë arritur në përfundimin se stërvitja e ngadaltë do të sillte një progres më të mirë në trupin tuaj. Më poshtë ju sjellim 5 benefitet e një stërvitjeje të ngadaltë sipas ‘Healthy magazine’:

  • Do të humbni më shumë peshë.

Në fund të fundit, humbja e peshës zbret në ekuacionin e thjeshtë të kalorive të konsumuara kundrejt kalorive të djegura. Duke u stërvitur me rritme më të ngadalta, por në mënyrë të rregullt do të çojë më shpejt në rënie të peshës suaj.

  • Do të forconi shëndetin tuaj mendor.

Duke u ushtruar në mënyrë të ngadaltë do të forconi më shumë shëndetin tuaj mendor dhe do të pakësoni stresin. Vrapimi ose ndonjë formë e stërvitjes aerobike, është provuar të ulë presionin e gjakut dhe nivelet e hormonit të stresit në gjak.

  • Do të përmirësoni teknikën tuaj.

Sesionet më të gjata dhe më të ngadalta të ushtrimeve janë gjithashtu të shkëlqyera për të përmirësuar teknikën në trupin tuaj.

  • Do të përshpejtoni shërimin.

Duke bërë palestër në mënyrë të ngadaltë do të rrisni mundësinë për t’u shëruar më shpejt kur jeni sëmurë. Ushtrimet në palestër rrisin densitetin kapilar, numrin e enëve të gjakut në indet e muskujve tuaj dhe kjo është një mënyrë e mirë që të derdhni oksigjen nga gjaku juaj në qelizat tuaja.

  • Do të jetoni më gjatë.

Një studim i kohëve të fundit nga shkencëtarët amerikanë zbuloi se vrapimi vetëm 30 minuta në ditë mund të ishte stërvitja më e efektshme për të rritur jetëgjatësinë. Mesatarisht, vrapuesit mund të shtojnë 9 vite në jetëgjatësinë e tyre./revistawho.com