Aktorja e dashur e skenës shqiptare, Mariana Kondi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë si mjeshtre e madhe e skenës shqiptare.
“Faleminderit publik I dashur që më keni mbajtur për 40 vjet mbi skenë dhe më keni dhuruar duartrokitje në cdo cep të këtij vendi të bekuar.
Ky vlerësim shkon për të gjithë ata që më kanë duartrokitur që ditën e parë që vura zemrën në skenë dhe deri te I fundit që po më duartroket në këto momente në ndonjë kanal Televiziv.
Më në fund institucioni më i lartë i këtij vendi më dorëzon këtë vlerësim në momentin dhe kohën e duhur. Pas 40 vjetëve karrierë. Vlerësim për të cilin ndihem e surprizuar nga ky institucion. Dhe sigurisht institucionet I bëjnë individët ndaj dhe falenderimi im nuk mund të shpëtojë pa drejtuesin e tij Presidentin Ilir Meta që ka ditur ti rikthejë lavdinë këtyre titujve.
Kariera ime ka patur hopet e veta, por une theksin ja vë atyre momenteve të vështira. Sepse ato momente kanë qënë arsyet e ringjitjeve drejt suksesit.
Ndoshta ky vlerësim dhe ky titull ka dhe pjesën e dhimbshme të tij. Është idhtësia e partnerëve të mi që sot janë në dritën e vërtetë. Atyre partnerëve që më dhanë batutën, më dhanë suksesin më dhanë energjinë Skënder Sallaku Vasillaq Vangjeli. Sheri Mita. Met Bega. Ndaj I falenderoj për cdo tullë që kanë vënë në murin e karrierës time.
Ky është një titull që sapo të shkoj në shtëpi do ta ndaj me burrin tim të shtrenjtë për të gjitha ditët qe nuk kam qënë shtëpi për shkak të punës. Tashmë jemi tre. MARJANA TANI DHE MJESHTRI I MADH
Ju dua ❤️”, ka shkruar ajo krah postimit në rrjetet sociale./revistawho.com