• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

4 mënyra si të merrni energji gjatë dimrit

Është e rëndësishme që gjatë stinës së dimrit të kemi një trup të shëndetshëm dhe me energji.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si mund të keni një trup të fuqishëm edhe gjatë dimrit, sipas ‘Healthy magazine’:

1-Qëndroni të hidratuar.

Ndonjëherë zgjidhjet më të thjeshta janë më efektive, dhe pirja e një sasie të madhe uji është një prej tyre. Është e lehtë të qëndroni gjatë verës të hidratuar, por gjatë dimrit njerëzit nuk pinë pothuajse fare ujë.

2-Bëni gjumë të mirë.

Nuk është e rëndësishme sasia e orëve të gjumit, por të flini rehat gjatë orëve tuaja të pushimit.

Në dimër shpesh i kompensojmë temperaturat më të ulëta duke i bërë dhomat tona shumë të nxehta. Ju mund të përdorni batanije shtesë për të ngrohur në krevat, por dhoma juaj nuk duhet të jetë më shumë se 16 ° C. Çdo gjë më e lartë mund të prishë gjumin tuaj.

3-Hani ushqime të shëndetshme.

Trupi juaj ka nevojë për vitamina dhe minerale që të funksionojnë, kështu që është e nevojshme që 50% e dietës suaj të përbëhet nga fruta të papërpunuara me cilësi të mirë. Ato mund të hahen të gatuara ose të papërpunuara, ose në lëngje dhe ‘smoothies’. Ju gjithashtu duhet të kujdeseni që ushqimet tuaja të kenë më shumë sheqer gjatë stinës së dimrit.

4-Mos e teproni me stërvitje.

Ne e dimë se stërvitja gjeneron energji dhe ekziston një tendencë për të menduar se shpenzimi i energjisë automatikisht çon në një gjumë më të mirë të natës. Megjithatë, nëse jeni tashmë i lodhur, një sesion ushtrimesh intensiv mund t’ju bëjë të ndiheni më të lodhur dhe me më pak energji.