• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

4 këshilla që të lësh përshtypje të mirë në takimin e parë me dikë

Ke një takim pune, ke një takim biznesi, apo personal, nuk ka aspak rëndësi, kur vjen puna tek përshtypja e parë që do i lësh dikujt rregullat janë 4 dhe shumë të vlefshme.

Shqisat tonë janë sipërfaqësore

Ne vetëm mund të themi se nuk duhet ndaluar tek pamja, veshja e të tjera si këto, por e vërteta është një dhe e vetme, të gjitha këto marrin vëmendje në takim të parë sepse shqisat tona janë gjykuese dhe sipërfaqësore.

Qëndro me vetëbesim dhe e relaksuar

Nuk ka rëndësi kë ke përballë, duhet të shfaqesh përherë me vetëbesim dhe e relaksuar.

Si të vishesh që të bësh përshtypje të mirë?

Përdor aksesorë, ngjyra dhe stil që të përshtatet ty, kështu veshja do marrë kuptim sapo të nisësh të flasësh. Mos vish veshje në masë më të madhe, gjëra jashtë mode dhe veshje që ngjajnë sikur janë veshur mbrapsht.

Si të grimohesh?

Realizo ‘smokey eyes’ dhe grim sa më të lehtë në pjesën tjetër të fytyrës. Edhe vetëm me një shkëlqyes buzësh do japësh përshtypjen e duhur./revistawho.com