• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

4 elementet e jetës që Ajola Xoxa i shkriu në klipet e Elhaida Danit

Një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Elhaida Danit për të sjellë në jetë albumin e saj të ri: Zanin, ishte edhe Ajola Xoxa. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës njihet për aftësitë e saj krijuese, me anë të së cilave vë në jetë idetë dhe realizon video për artistë të njohur shqiptarë. Të gjitha klipet e këngëve të Elhaidës janë ideuar nga Ajola, dhe vetë ajo ka zbuluar simbolikën e tyre me disa postime. Për këngën ‘Zanin’, ajo ka konceptuar si imazh kryesor të klipit elementin Tokë, për ‘Amore’ elementin ujë dhe për ‘Jam Betu’ elementin ajër.

 

As zjarri nuk mungoi, në dy videot e tjera, përkatësisht “Kënga Jonë” dhe “Hajmali”.

 

Mesa duket 4 elementet e jetës kanë qenë krejt frymëzimi për Ajolën që gjeti mënyrën si t’ia përshtasë klipet zërit emocionues të Elhaidës./revistawho.com