Edhe pse vitet kalojnë e moda ndryshon, shpesh ndodh që stilet e dikurshme të bëhen përsëri ‘trende’ e të pëlqehen shumë. Këtë e vërteton më së miri edhe foto e publikuar nga Gili, një këngëtare shumë e dashur për të gjithë. Në foto ajo ka bërë një bashkim të vetes në vitin 1987 dhe të Rita Orës në 2017. Ajo çka bie në sy është pa dyshim fustani i njëjtë, edhe pse kanë kaluar 30 vite. “E dua Rita Orën. Vitet kalojnë, stilet përsëriten”-shkruan ajo.