Brad Pitt më në fund duket se ka gjetur një dashuri të re, tre vite pas ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja, Angelina Jolie. Sipas “Us Weekly” në fshehtësi të plotë Brad ka nisur një lidhje me dizanjeren e bizhuterive, Sat Hari Khalsa.
Ata të dy kanë tre muaj që po jetojnë një romancë, por e gjitha nuk mbaron me kaq. Burime pranë medias rozë kanë zbuluar se kjo marrëdhënie mes tyre ka nisur direkt pasi Brad u nda nga Charlize Theron, me të cilën ka qenë i lidhur disa herë. Aktori është njohur me partneren e re përpara 1 viti në mbrëmjen gala të Silverlake Conservatory of Music. Atë kohë u përfolën për një lidhje, por Brad dhe Sat nuk u panë më me njëri-tjetrin. Në qershor ata të dy filluan të njihen më mirë së bashku dhe gjatë verës duket se marrëdhënia mes tyre ka marrë shumë zhvillim. Madje në premierën e filmit “Ad Astra”, në 19 shtator ata të dy u panë duke u larguar pothuajse në të njëjtën kohë. Thuhet se Brad ka rënë në dashuri me mendjen e saj të bukur e të fuqishme dhe prej faktit se ajo nuk është pjesë e industrisë së kinematografisë. /revistawho.com