3 vite më parë bota e artit do të tronditej nga lajmi i kobshëm se Dr.Flori, një personazh shumë i dashur për të gjithë, u nda nga jeta. Prej atëherë, dhimbja nuk është zbehur aspak tek të afërmit, miqtë e të gjithë ata që deshën artin e tij. Flori u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten me dy ëngjëjt e tyre të vegjël. “3 vite pa babin”, kështu e kujton ajo Florin, në foto të ndryshme ku shfaqet ai me fëmijët. Por edhe artistë si Aurela Gaçe, Landi i WSF apo Ermal Mamaqi, nuk kanë nguruar ta shprehin hapur dhimbjen e tyre për mikun dhe bashkëpunëtorin e tyre të ngushtë.