• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“3 vite në krahët e njëri-tjetrit”, Bieta Sulo i dedikon këto fjalë dashurisë më të madhe të saj në ditën e lindjes

Moderatorja dhe autorja e programit të pasdites në ekranin e ‘Top Channel’, Bieta Sulo e ka nisur ditën e sotme mes urimeve të ndryshme të ndjekësve për ditëlindjen e tretë të Kroit. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj një video dhe disa foto ku shfaqej duke i kënduar vogëlushit këngën e ditëlindjes.

“Sot 3 vite ne, në krahët e njëri-tjetrit, kuptoj shumë mirë të gjitha nënat që kanë sjellë në jetë fëmijë dhe ua uroj me shpirt atyre që akoma nuk kanë kaluar nëpër këto shtigje emocionesh. Thjesht dashuri”, ka shkruar Sulo krah fotove duke përqafuar të voglin e saj.

Kujtojmë se Bieta ka ndarë gjithmonë momentet më të bukura me djalin e saj, i cili ndonëse është vetëm 3 vjeç, kujdeset t’i dhurojë gjithmonë buzëqeshje mamit të tij./revistawho.com