• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘3-shat’ rikthehen në ekran, ndërsa Bora Zemani zbulon ndryshimin e saj më të fundit

Pas një shkëputjeje disa javorshe, programi i humorit në ekranin e ‘Tring’, ‘3-shat’ do të rikthehet sërish. Këtë e kanë bërë të ditur moderatorët e programit me anë të videove të publikuara në rrjetet sociale.

“Rikthehen 3-shat. Nisim kështu sezonin e dytë me shumë dashuri, energji e risi. I ftuari i parë hyn me këmbën e djathtë, të paktën kështu na tha @bes_kallaku. Do ketë shumë të reja, madje une do të vij shumë më ndryshe këtë sezon. Me një ngjyrë të re flokësh, ndërsa @romeoveshaj dhe @donaldveshaj vazhdojnë të jenë binjakë”, ka shkruar Zemani krah videos së publikuar ku shfaqet gjatë xhirimeve të programit.

Kujtojmë se Bora ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke publikuar momente të ndryshme, foto dhe video krah dy vëllezërve Veshaj./revistawho.com