Për herë të parë në shtëpinë e “Big Brother VIP” u shfaqën tre parashuta njëkohësisht për një banor dhe siç u kuptua nga postimet në Instagram, ish-fituesi i “Big Brother” Anaid Kaloti dhe Kledi.
Bashkë me disa fansa ata i kanë dërguar aktorit tre balona dhe njëra prej tyre kishte e Spiderman-i duke u puthur me MJ. Tek tjetra shkruhej: “Bota është e jotja, Donaldi demi. Jepi gaz” dhe në të fundit shkruhej: “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret. 9 janar”.
Shumë komentues shkruajnë se këto parashuta kanë qenë një mesazh i koduar pasi Bora feston ditëlindjen. Megjithatë, as Anaidi as Kledi nuk kanë pranuar asgjë të tillë, ndaj nuk mund të thuhet me siguri./revistawho.com