• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

3 muaj pas “Eurovision”, ‘Ktheju Tokës’ vazhdon të jetë një nga këngët më të pëlqyera

Jonida Maliqi përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në “Eurovision 2019”. Kënga e saj, “Ktheju Tokës” mbante një mesazh të fortë në lidhje me emigrimin, por përveç kësaj vokalet e Jonidës dhe mënyra e performimit bëri që kjo këngë të kthehej ndër të preferuarat e publikut. Pavarësisht se nuk u rendit në 7 vendet e para, Jonida vazhdon të ketë fansa që e mbështesin ‘online’. Ditën e sotme, këngëtarja shqiptare ka publikuar një video ku zbulon se “Ktheju Tokës” ka tashmë 1.5 milion klikime në ‘Youtube’ dhe komentet pozitive ngs fansat e saj vazhdojnë dhe sot e kësaj dite. Shumë prej tyre mendojnë se kjo këngë meritonte më shumë seç mori, ndërsa të tjerët komplimentojnë zërin, performancën dhe sigurisht vetë këngën. Gjatë pjesëmarrjes në ‘Eurovision’, vëmendje të veçantë mori dhe veshja e Jonidës dhe pamja e saj./revistawho.com