• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme, Një koktejl me...

Një koktejl me Olti Currin: Intrigat më spektakolare i bën…

Nga Xhuljana Lakuta

Koktjelin e radhës do ta shijojmë me një nga personazhet me humorin më të hollë, opinionet e të cilit janë duartrokitur përherë nga audienca për shkak të origjinalitetit dhe vërtetësisë që ai ka shfaqur që prej fillimeve të tij në ekran.

Si po i kalon Olti Curri ditët e verës 2020? Deri në ç’pikë është dehur dhe të tjera i zbulojmë bashkë më poshtë…

Një mojito çfarë mendimesh dhe çfarë kujtimesh i sjell Oltit?

Mojito më sjell kujtime detin, kripën, humorin. Më pëlqen më shumë aroma e mojitos, sesa vetë pija. Më pëlqejnë edhe ngjyrat, sepse jeshilen e kam fat. Madje në tualetin tim sapuni, shampo e trupit, etj, janë me aromë mojito.

Si ka rezultuar vera 2020 për ju? Çfarë prisnit më pak dhe më shumë?

Gjithë viti 2020 ka qenë dhe vazhdon të jetë një ëndërr e sikletshme. Uroj për vete dhe gjithë shqiptarët të zgjohemi pa trauma.

Jeni identifikuar gjithmonë si një personazh, prezenca e të cilit në çdo lloj formati shkakton shumë zhurmë, si ndiheni tani me këtë fakt?

Të them të drejtën brenda vetes përpiqem të jem i saktë në llogjikë dhe profesionalisht i kujdesshëm në atë që përfaqësoj. Habitem që gjithmonë ngre ajër kur shfaqem apo komentoj publikisht. Ndoshta shqiptarët janë edukuar keq vetëm me sharje ose lëpirje dhe kritikat dhe komentet e drejtpërdrejta pa mllef i duken të habitshme. Shumë pak flasin hapur dhe këtë meritë ia njoh vetes, kjo më nderon edhe me publikun.

Opinionet tuaja “përqafohen” menjëherë nga një audiencë shumë e lartë. Përveç transparencës që tregoni, çfarë tjetër mendoni se ju ka favorizuar?

Pavarësisht se televizioni apo blogerimi duken si ‘show’, unë i trajtoj si gazetari dhe gjithmonë përgatitem para se të përfshihem në një debat apo format televiziv.

Pjesë e shumë formateve televizive, cilin do veçonit si atë me më shumë “intriga”?

Intrigat më spektakolare i ka ‘Big Brother’.

Cili bashkëpunim me një personazh të njohur ju ka marrë më shumë energji?

Do shqetësohesha po të mos jepja energji në një bashkëpunim, se në fund të fundit për punë më kanë marrë. Por dua të veçoj dy personazhe televizive që më akomodojnë dhe më japin vërtetë liri në të shprehur në formatet e tyre, Rudina Magjistari dhe Blendi Fevziu.

Si do e perkufizonte Olti me 2 fjalë ‘showbiz-in’ shqiptar?

Po të mos ekzistoja, duhej të më shpiknin.

Përveç stinës së verës, çfarë tjetër është “verë” për Oltin?

Stinët që dua më shumë janë pranvera dhe vjeshta, por vera duket si më entuziaste nga ngjyrat. Nisur nga kjo, për mua verë është çdo gjë që ka ngjyrat e bardhë, blu dhe të verdhë. Edhe në dimër po pashë këto ngjyra mendja arratiset në një vend me det.

Deri në ç’pikë është dehur ndonjëherë Olti?

Jam dehur deri në një pikë që u mbajta tek një shoqja ime dhe ajo tek unë, se po t’u ndanim do përplaseshim përtokë./revistawho.com