• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

22 vjeç dhe tani, Aurela Gaçe ka një ngjyrë të preferuar të flokëve të saj

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe ka ndarë së fundmi një foto të sajën në periudha kohore të ndryshme. Ajo ka bashkuar dy foto në të cilat ka qenë 22 vjeç dhe 45 vjeç duke treguar se ngjyrën e flokëve e ka njësoj tek të dyja, ndonëse ka eksperimentuar jo pak herë me ‘look-un’ e saj.

“Fotoja e parë 22 vjeç, fotoja e dytë 45 vjeç e pak. Arsyeja pse i nxorra bashkë fotot, është thjesht ngjyra e flokut. Tek e para foto sapo kisha filluar të eksperimentoja me flokët. Tek e dyta foto, sapo fillova të heq të zezën nga to”, ka shkruar Aurela krah postimit ku nuk ka munguar dhe humori i saj si çdo herë tjetër.

Kujtojmë se Gaçe ka guxuar gjithmonë në daljet e saj publike duke u shfaqur përherë moderne dhe në stil me kohën./revistawho.com