Lei Kraja është një nga modelet dhe moderatoret e reja më të pëlqyera për publikun shqiptar. Momentalisht, ajo është fokusuar në karrierën e saj dhe së shpejti mund ta shohim me një biznes të ri. Këtë e ka pranuar vetë Lei, gjatë intervistës me moderatorin Eraldo Rexho në emisionin e tij ‘Lart e poshtë’. Ajo është shprehur se ende nuk e ka vendosur se cili do të jetë biznesi i saj, por është e sigurt që do të ndodhë. Duke parë suksesin e saj në botën e showbiz-it, jemi të sigurt që dhe jeta e saj si një biznesmene e re, do të jetë e suksesshme./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Bt55RfpBmOr/