• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

20 vite shoqëri, Ingrit Gjoni i dedikon këto fjalë Çiljetës në ditën e lindjes

Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni gëzojnë një miqësi shumëvjeçare që prej daljes së tyre të parë në skenë. Ato kanë sjellë edhe disa projekte muzikore të përbashkëta, dedikuar miqësisë së tyre. Mbrëmjen e sotme Gjoni ka vendosur t’i dedikojë mikes së saj fjalët më të ndjera, në ditën e lindjes.

“Edhe 100 vite të lumtura @ciljetaxhilaga dhe Fernando. 20 vite shoqëri kemi jetuar dhe festuar shumë ditëlindje së bashku, por më të bukurat janë këto pasi provuam ndjenjën më të bukur të mëmësisë”, ka shkruar Ingriti krah videos së fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Kujtojmë se një nga këngët më të suksesshme të Ingridit dhe Çiljetës ka qenë ajo e quajtur ‘Mike dhe rivale’, e cila u kthye në një hit në momentin e publikimit dhe mbahet mend për skenat mjaft tërheqëse në të./revistawho.com