• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Fjala e Eraldos

Pse Sara Hoxha? (Në vend të parathënies, nga Eraldo Rexho)

Sepse me tipin e saj të ndrojtur, dëshirën për të qëndruar në heshtje dhe larg syve kureshtarë të publikut ka grishur gjithmonë kureshtjen e të gjithëve; sepse kam pasur gjithmonë shumë pyetje për të, pyetje pa përgjigje ngaqë ajo nuk i ka dashur kurrë intervistat; sepse shumë si unë duan të dinë, si u rrit ajo, si e përjetoi humbjen e të atit në moshë aq të vogël, si e ka marrëdhënien me të ëmën, si ndihej kur ishte mbi peshë dhe si ndihet sot, si ndodhi që u dashurua me Ledionin, si është bashkëjetesa më të, si e përjeton ajo të qenit mama; sepse jam kurioz të di, si e mendon Sara të ardhmen e vet, brenda biznesit të familjes, por në ç’pozicion; sepse deri tani Sara Hoxha nuk është shfaqur kurrë në një rrëfim të plotë…

Personazhe të tillë, si Sara, janë gjithmonë interesantë për t’u intervistuar, sepse për ta dihet pak, aq sa  ka zgjedhur të tregojë në rrjetet sociale dhe ato pak programe argëtimi ku ajo ka marrë pjesë. Ndaj edhe kjo kopertinë merr tjetër rëndësi, ndoshta edhe pse intervista nuk i jepet një gazetari, por vetë bashkëshortit të saj, Ledionit. E menduam kështu këtë intervistë, në një formë ndryshe, sepse e dinim që ndryshe do të më përgjigjej mua dhe ndryshe Ledionit. Mendoj dhe besoj se do të më jepni të drejtë kur ta lexoni dhe ta kuptoni se një rrëfim përballë bashkëshortit është më i sinqertë se përballë një gazetari, edhe në rastin kur pyetjet kanë të bëjnë me vetë bashkëshortin. Kam gjetur kështu detaje interesante nga jeta e saj, detaje që nuk i dija dhe që e di se nuk do t’i kishte thënë nëse nuk do të kishte qenë duke u parë sy më sy me njeriun e saj më të afërt, babanë e djalit të saj.

Ditën më të shënuar të jetës, në ceremoninë e martesës, motra e madhe e Sarës i tha se me siguri ajo (Sara) do të kishte qenë e preferuara e të atit. Prandaj besonte se ajo nuk ishte e vetme në atë altar. Sot (pas 12-tës), nëse Tani do të ishte në jetë, do të festonte 50-vjetorin… Kur ai iku Sara ishte ende e vogël, por sot që është një zonjushë zbulojeni edhe ju pse ajo do të kishte qenë e preferuara e tij, në këtë rrëfim të parë dhe ekskluziv për revistawho.com. (LEXO KËTU INTERVISTËN E PLOTË)