• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

2 vite pa Françesk Radin, Rozana Radi kujton xhaxhain e saj me dedikimin prekës

Në 3 prill të 2017 këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Françesk Radi u nda nga jeta për shkak të një hemorragjie cerebrale. Tashmë kanë kaluar 2 vite dhe vendin bosh që ai ka lënë në muzikë dhe familje nuk mundet ta zëvendësojë askush. Në këtë ditë të trishtë Rozana Radi ka sjellë në mendje një kujtim të bukur me xhaxhain e saj, të cilin ka treguar se e konsideronte si babain e dytë. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shfaqet e lumtur përkrah Françeskut. “2 vite pa ty, por gjithë jetën me muzikën tënde. Gjithmonë me ty Franko”, – ka shkruar Rozana në postimin e saj në ‘Instagram’.

Françesk Radi u bë shumë i njohur për publikun me këngët e tij si “Biçikleta” apo “Adresa” dhe për frymën e re që solli në muzikën e lehtë shqiptare. /revistawho.com