• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

2 vite me Ajkën, Xhensila dhe Besi shkruajnë fjalët emocionuese për vogëlushen

Ditën e sotme, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festojnë ditëlindjen e vogëlushes së tyre, Ajkës. Ajo mbush 2 vjeç dhe mami Xhensila me babi Besin kanë zgjedhur të shkruajnë fjalët më emocionuese për vogëlushen në rrjete sociale. Këngëtarja ka ndarë një video buzë detit me Ajkën, teksa luajnë e qeshin të dyja. “12.07.2018 11:50 AM or’ e bekuar, solle diellin e ditëve tona. Faleminderit At!”, shkruan ajo. Ndërsa Besi ka zgjedhur një foto të Ajkës, kur ishte fare e vogël. “Më e shtrenjta, Ajka e jetës, e shpirtit, e qiellit! Urime 2-vjetorin bija ime! Ta dua të qeshurën. Faleminderit secilit nga ju për çdo urim. Zoti ju rujt”, janë fjalët e Besit. Kujtojmë se 1-vjetorin e vogëlushes, dyshja vendosën të organizonin një festë të madhe. Tashmë pandemia është bërë shkak që mos lejohen organizimet festive, megjithatë na mbetet të presim për të parë çfarë kanë menduar dy artistët për vogëlushen e tyre.