Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 501 raste të reja me koronavirusin Covid-19, nga 1942 testime të kryera.
Tirana vijon të jetë problematike me numrin më të lartë të të infektuarve ku vetëm sot janë konfirmuar 219, ndjekur nga qyteti i Elbasanit me 33 të infektuar, Korça me 32 të infektuar dhe Gjirokastra me 30.
Rastet sipas shpërndarjes gjeografike janë si më poshtë vijon:
219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë,
30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës,
16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë,
10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd,
6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë,
3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe,
2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit 2 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Sipas ministrisë viktimat janë një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 73 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Lajmi i mirë është se në orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve 12,092 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet Covid janë duke u trajtuar 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.