• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

2 muaj pas lindjes, Xhensila Myrtezaj nis stërvitjen për rikthimin e linjave trupore

Rreth 2 muaj më parë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bekuan me një vajzë, duke u bërë prindër për herë të parë. Sigurisht që këto kohë pjesën më të madhe të ditës Besi dhe Xhensila e kalojnë me vogëlushen. Megjithatë 2 muaj pas lindjes, duket se të dy kanë nisur që të merren me projektet e reja në punë dhe me kujdesin ndaj vetes. Besi ka nisur përgatitjet për fillim e punës në ‘Be Caffe’, rubrikë brenda programit ‘E diela shqiptare’. Ndërsa Xhensila duket shumë e vendosur për të rikthyer sërish linjat e saj trupore. Javët e fundit e kemi parë duke u stërvitur intesivisht jo vetëm në palestër, por edhe duke bërë vrap në ‘Kodrat e Liqenit Artificial’. Duke menduar që shumë shpejt mund t’u rikthehet edhe projekteve muzikore, stërvitja është shumë e nevojshme që Xhensila të shfaqet në formë perfekte fizike. /revistawho.com