• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

2 muaj larg pallatit mbretëror, Meghan dhe Harry-n e presin me shumë duartrokitje dhe brohoritje

Pas një sërë udhëtimesh dhe festimesh larg familjes mbretërore, duka dhe dukesha i Sussex janë rikthyer sërish në Londër. Meghan Markle dhe Prince Harry janë hasur me ovacionet e shumta të ndjekësve të tyre, teksa kanë zbritur nga makina për të vizituar ‘Canada House’.

Markle ka takuar gjithë të pranishmit krah partnerit të saj dhe është parë e buzëqeshur gjatë gjithë kohës.

Kujtojmë se 38-vjeçarja dhe Harry vendosën të qëndronin për 2 muaj larg pallatit Kensington duke festuar larg tyre ditën e falenderimeve, Krishtlindjet dhe shumë momente të tjera të rëndësishme./revistawho.com