• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“2 milionë njerëz në Kosovë, 1 milion duken si Kylie Jenner”, zbulohet me kë i kishte Rina thumbimet e saj

Dy ditë më parë, reperja Rina Balaj tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me disa thumbime në rrjete sociale. “2 milionë njerz ne Kosove, 1 milion doken si Kylie Jenner. Kylie Jenner duhet me na sponzorizu si shtet”,  shkroi Rina në ‘Instagram’ duke iu referuar vajzave të reja dhe ndryshimeve të tyre. Megjithatë nuk dihej se kujt i drejtohej ajo specifikisht. E duket se më në fund është kuptuar se me kë e ka reperja e njohur. Ajo i është drejtuar një vajze e cila nuk është personazh publik, megjithatë ndiqet nga shumë në rrjete sociale dhe quhet Erza. Ajo ka replikuar përmes ‘Instagram-it’ të saj me Rinën. Nuk dihet zanafilla e përplasjes në distancë mes vajzave, por me siguri Rina nuk do ta lërë me kaq duke ditur natyrën e saj ngacmuese.