• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

19-vjetori i martesës, bashkëshortja e Kobe e shkatërruar: Lule përvjetori nga Kobe im

Dita e djeshme ka qenë mjaft e dhimbshme për bashkëshorten e Kobe Bryant, i cili u nda nga jeta tre muaj më parë në një aksident tragjik. Dyshja do të festonte 19-vjetorin e martesës dhe Vanessa duker mjaft e trishtuar nga dedikimet e bëra në rrjete sociale.

“Mbreti im, zemra ime, shoku im më i mirë. Gëzuar 19 vjetorin e dasmës. Më ka marrë malli shume për ty. Uroj që të ishe këtu për të më mbajtur në krah”, shkruan Vanessa pranë imazhit me Kobe-n.

Ajo ka marrë edhe disa lule nga njerëzit e dashur, si për t’i kujtuar në këtë ditë se nuk ēshtë vetëm dhe për t’i ngjallur emocionet e surprizave nga basketbollisti i ndjerë. “Lule përvjetori nga Kobe im”, shkruan Vanessa dhe nuk harron të falenderojë njerëzit më të afërt. Kujtojmë se dyshja ishin prindër të katër vajzave, njëra prej të cilave, Gianna u nda nga jeta bashkë me Kobe në aksidentin tragjik.