• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Modë

160.000 $ për rroba gjatë 2017-tës / Ja cila është veshja më e lirë dhe më e shtrenjtë e Kate Middleton

Kate Middleton shquhet për shfaqjet në publik me veshje dhe stil elegant, por këtë vit ka tejkaluar parashikimet. Sipas “Daily Mail” ajo ka shpenzuar rreth $160.000 blerje për veshje të reja.

Në disa dalje të saj, Kate është shfaqur me veshje kostoja e të cilave varion nga ato që mund t’i përballojë një person i zakonshëm deri tek ato që kushtojnë mijëra dollarë.

Sipas renditjes së bërë nga prestigjozja “Daily Mail” veshja më e lirë e Kate Middleton arrin vlerën $125. Në një dalje të sajën në datën 20 korrik ajo kishte veshur një T-shirt dhe një palë xhinse të thjeshta ‘skinny’.

Ndërkohë, si veshja më e shtrenjtë, me të cilën është shfaqur në 18 mars në Paris, është renditur një kostum Chanel i kombinuar me çantën e dorës Chanel dhe vathët Cartier. Kjo veshje ka kushtuar $17,277.