• youuinsttaaffccbb
TEST
Në Kopertinë, Who VIP

16 FOTO / Rrëfimi i Adrola Dushit: Shqipëria m’i dha të gjitha…

Nga revistawho.com / Fotot: Geljant Kaleci / Hair & Make Up: Eni Lena / Veshjet: Delirium Shop Albania / Vendndodhja: The Club

“Pasuria ime më e madhe është ende në vitet e para. Ka folur fjalët e para, buzëqesh, më perqafon me duart e vockla sa herë kthehem nga udhëtimet, zgjohet përkrah meje dhe ka dëshirë të pozojë para kamerës së telefonit për selfie-t e pafundme që dua të kem me të”.

Adrola Dushi në ka thënë sa herë se i biri Troi është gjëja më e rëndësishme në jetën e saj. Kur ishte ende shtatzënë, veçse 19 vjeç, mundej që ardhja në jetë e një fëmije, t’i shkatërronte karrierën si modele. Por ajo nuk hoqi dorë prej tij, as prej moshës së saj, e as prej karrierës. E deshi, pa e njohur ende, pa e mbajtur ende në krahë, pa ia ndjerë rrahjet e zemrës, as shkelmat, pa e dëgjuar të qajë, pa e parë të buzëqeshë, si një engjëll.

WHOONLINE373_!

GEL_4088 (1)

E deshi pa kushte, siç duhet vërtetë, pa marrë asgjë në këmbim. Ndërsa muajt kaluan e Troi erdhi në jetë, “Miss Universe Albania” dëshmoi se mund të jetë një mama supermodele.

Teksa kanë kaluar vite, duket se ata janë rritur me njëri-tjetrin: Troi ka mësuar të flasë e të ecë, ndërsa Adrola ka mësuar të zhvillojë karrierën, të jetë nënë dhe modele e suksesshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve, aktualisht në Manhattan të SHBA-së. “Zgjodha të shkoj në Amerikë, në vendin ku Troi ka lindur, duke menduar për të ardhmen e tij dhe duke qenë se kam disa propozime për punë, dua ta provoj të ushtroj profesionin e modeles. Mendoj se Shqipëria m’i dha të gjitha çfarë mund të marrë një modele”, – thotë bukuroshja.

GEL_4106 GEL_4115

Asnjë shenjë shtatzënie, as mëmësie nuk ka lënë gjurmë në trupin e Adrolës. As vitet që ikin nuk ndjehen tek ajo (në fakt është ende 22 vjeç). Por edhe sot, duket njëjtë me atë vajzën çapkëne nga Rrësheni që erdhi me drojë për t’u paraqitur në “Miss Universe”. Qe aty, që i ra në sy Fadil Berishës. U bë e zgjedhura ekskluzive e tij, në mesin e shumë vajzave, pa qenë pjesë e ndonjë klani as grupimi që t’i dhuronte fitoren.

Jeta e saj ndryshoi në pak kohë – vajza nga qyteza veriore studente në Tiranë, vuri në kokë kurorën e më të bukurës shqiptare, u bë nënë dhe është tashmë pjesë e pasarelave më të mëdha të modës.

Në pamje të parë, ngjan e pabesueshme, nga ecjet e çlirta në mbrëmje në xhiron e Rrëshenit, tashmë me hapa të sigurtë në një botë pasarelash madhështore plot drita, sharm e luks. E gjitha, falë një bukurie natyrore.

GEL_3997 GEL_4030

“Kam qenë me fat. Asnjëherë nuk e mendoja që të gjitha do vinin jaq shpejt. Doja një familje të lumtur dhe doja të kisha sukses, por nuk e mendoja qe do vinin kaq shpejt dhe kaq bukur”.  Adrola qesh dhe me gjasë sjell ndërmend udhëtimin deri këtu, një udhëtim ku familja e saj ka qenë jo pak mbështetje.

Aktualisht gjendet në Amerikë ku do të provojë fatin e saj. Me vete ka edhe dashurinë më të madhe të jetës, Troin e saj.

GEL_4441 GEL_4379

Ne e takuam në ditët e saj të fundit në Tiranë, ku seti fotografik me të, qe më shumë se kënaqësi. I keni parasysh setet e lodhshme, plot stres, irritime, për rrobat, për ngjyrat, për grimin, për flokët?

Natyra e qetë e Adrolës t’i kursen andrallat, sepse për të çdo situatë kaotike zgjidhet me të qeshura. Fotografi Geljant Kaleci më thotë se “Adrola, është një ndër personazhet që kam punuar me më shumë qejf”. Ndërsa artistja e make up-it Eni Lena është një prej atyre njerëzve që thotë gjithëherë se Adrola ta ndrin punën…

Rezultati janë një set fotosh magjepsëse ku imazhi i saj, ndriçimi, ngjyrat, portokallia, e kuqja, bojëqielli  dhe e kafta e errët e drurit shkojnë në sintoni për te sjellë gjithë çfarë do donim: Adrolën diellore.

GEL_3973 GEL_3994 GEL_4013 GEL_4018 GEL_4060 GEL_4313 GEL_4451