• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

15 mënyra për ta bërë shtëpinë tuaj më të bukur me lule

Jessica Marshal, pronarja e “Miss Daisy Floral Design Studio”, në Las Vegas, jep disa ide rreth vendosjes së luleve për t’u dukur sa më të veçanta.

1.Bëni një prerje 45 gradë të bishtit të lules nga mesi deri poshtë. Kjo bën që lulja të ketë një jetëgjatësi më të madhe.

2.Përdorni një filxhan çaji në vend të një vazoje. Kjo vlen për ato lule me bisht të shkurtër, të cilat nuk keni pse t’i hidhni poshtë. I lidhni ato me një fjongo dhe i vendosni në një filxhan çaji, e cila bën më të lehtë dhe ndrimin e ujit.

3.Për të hapur gonxhet e luleve i vendosni njëherë në një gotë me ujë të ngrohtë për një minutë, e më pas e lini për 20 minuta në ujë të ftohtë. Ato do të arrijnë madhësinë e tyre maksimale.

4.Vodka + një lugë çaji me sheqer janë përzierja që do ndihmojë në jetëgjatësinë e lules. Në momentin që lulet tuaja janë duke “vdekur” pak vodka dhe sheqer do bëjnë që ajo të jetojnë 1 ose 2 ditë më shumë.

5.Ujiteni orkiden tuaj me një kub akulli. Si fillim duket ta vendosni orkiden tuaj në një vazo me pleh, por në qoftë se nuk është akoma në një vazo ujiteni atë me një kub akulli në një javë. Akulli ka aftësinë të shkrijë ngadalë dhe kjo bën që lulja të mos vyshket.

6.Krijo një rrjetë me ngjitës transparent për të vendosur lulet në një vazo të cekët.

7.I vendosni lulet tuaja në kupa ëmbëlsirash. Vendosja e luleve në kupa ëmbëlsirash është shumë e këndshme për syrin. I mbushni ato me pleh, të cilën duhet ta merrni nga një tokë e lagësht. Sigurohuni t’i ujisni ato një herë në javë.

8.Mbivendosni dy vazo bashkë ku në njërën vendosni frutat e prera si përshembull limoni. Brenda ksaj vazoje “zhytni” një vazo tjetër më të vogël, e pozicionuar në mes tek e cila vendosni lulet, përshembull Luledielli.

9.Vendosni lulet e thara me kokë poshtë në një vend të ftohtë. Pasi lulet tuaja janë tharë ato mund t’i bashkoni dhe ti vendosni në ambjente të ftohta, si përshembull korniza të ndryshme.

10.Hidhni një monedhë në vazon e luleve tuaja, e ajo ndihmon në freksinë dhe jetëgjatësinë e tyre. Monedha ndihmon në heqjen e baktereve nga vazoja ku ndodhen lulet.

11.Në qoftë se ju jetoni me partnerin tuaj dhe ambjenti i shtëpisë është i arreduar me lule neutrale atëherë provo ta dekorosh atë me lule të errëta.

12.Këputni kokën e lules suaj me shumë kujdes që të merni petalet e saj. Mund t’i përdorni ato për të kaluar një banjo të këndshme, në një vaskë të mbushur me trëndafila.

13.Krijoni një buqetë me lule duke i vendosur sa më afër njëra-tjetrës.

14.Arredojeni vazon tuaj qelqi me fjongo, dantella, kërcenj për t’i dhënë sa më shumë karakter.

15.Krijoni një “ylber” duke përzgjedhur lule të ndryshme dhe më pas formoni një buqetë shumëngjyrshe.