Ish- deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu sot ka treguar një anë tjetër të saj. E ftuar tek emisioni “Kush vjen për drekë” ajo shfaqi dhe aftësinë e saj në kuzhinë dhe kishte zgjedhur të gatuante një supë me gështenja të shoqëruar me një sallatë. Gjithashtu gjatë emisionit Majlinda Bregu tha se është rritur në një familje të madhe dhe aty ka parë e ka mësuar si të gatuaj. “Mami im zakonisht gatuante për gjithë shkallën e pallatit. Mbaj mend që kur bëhej bakllava mbuloheshin divanët me çarçafë dhe vareshin petët dhe mbase ngaqë nuk më takonte as ai cepi i divanit që kisha unë ende as sot nuk e fus bakllavanë në gojë. Unë në përgjithësi nuk ha ëmbëlsira. Unë ha ushqimet që më përshtaten, ha gjërat djegëse” tregoi ish-deputetja.