Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 1184 qytetarë nga 4013 testime të kryera.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 482 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier, 22 në Tepelenë, nga 19 raste në Krujë, Gjirokastër, nga 15 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, 14 në Përmet, nga 13 raste në Kurbin, Bulqizë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Korçë, Delvinë, nga 7 raste në Berat, Mat, Pogradec, nga 6 raste në Kamëz, Gramsh, nga 5 raste në Devoll, Libohovë, nga 4 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 në Patos, nga 2 raste në Pukë, Tropojë, Divjakë, Dibër, Kolonjë, Shijak, Cerrik, nga 1 rast në Has, Vau i Dejës, Belsh, Skrapar, Poliçan.
Nuk mundën t’i mbijetonin sëmundjes, 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-81 vjeç.
Në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 796 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 63,329 që nga fillimi i epidemisë.