Ato janë inspiruar nga kohët e shkuara dhe kanë një vlerë shumë të madhe në një kohë, kur mes kritikëve ka nisur diskutimi për rënien e vlerës së punës artizanale dhe cilësisë së diamantit.
Ndaj jo pak personazhe të njohur i drejtuar unazave “vintage” për të treguar se janë fejuar apo për të treguar sa vlerë ka rrethi që mbajnë në gisht. Nga Katy Perry, e cila i tregoi botës unazën me formën e një luleje që thuhet se e ka origjinën në shekullin e 19-të tek, Dukesha e Cambridge që mori propozimin me unazën me safir 12 karatsh, i cili më herët i përkiste princeshë Dianës.
Nëse nuk po e gjeni unazën që doni, mbase duhet të nisni kërkimin për diçka të vjetër. Mbase një diamant, si i Natalie Portman.
Më tej do ju tregojmë 11 personazhe publikë që në gishta mbajnë unaza antike.