• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

100 milionë klikime për ‘Çika çika’, Xhensila tregon se çfarë pritet të sjellë pas këtij suksesi

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka festuar së fundmi 100 milionë klikime të projektit muzikor ‘Çika çika’ në bashkëpunim me Ardian Bujupin. Ajo ka publikuar një pjesë të këtij projekti, duke zbuluar dhe surprizat e radhës për fansat e saj.

“Po, ne e bëmë! @ardianbujupi 100 milionë klikime. 100 milion falenderime. 1 koment, për një tjetër bashkëpunim?”, ka shkruar Myrtezaj krah këtij postimi duke ngritur dyshimet tek ndjekësit rreth projektit të radhës që ajo do të sjellë.
Nuk dihet nëse Xhensila do të sjellë një këngë plot ritme sërish me Ardianin apo një artist tjetër, por këtë pritet ta zbulojë vetë ajo në javët në vazhdim./revistawho.com