• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

10 VIP-at që ngelën trokë, por u rikthyen dhe më fuqishëm

Ndodh që ndonëse je shumë i pasur, për një moment ta humbësh të gjithë atë çfarë ke ndërtuar dhe kjo duket fatale. Por ka dhe nga ata personazhe që u rikthyen dhe më fuqishëm dhe rikuperuan gjithçka. Ja kush janë disa prej tyre:

  1. Lena Headey

Ju mund të mendoni që një rol në “Game of Thrones”, një nga projektet më të ndjekur këtë dekadë, mund të garantojë sasi të mjaftueshme parash për një aktor. Por një periudhë e gjatë divorci bëri që Lena Headey të humbasë gjithçka. Ishte koha kur ajo kishte vetëm 5$ në llogarinë e saj bankare, dhe u detyrua të shesë shtëpinë për të mbuluar shpenzimet e avokatit. Megjithatë kësaj fatkeqësie i erdhi fundi, pasi gjeti një të dashur të ri dhe solli në jetë një fëmijë.

  1. Stephen Baldwin

Në mesin e viteve -1990s, më i vogli i vëllezërve Baldwin pati një problem të madh me drogën. Por më pas Stephen arriti të heqë dorë nga kjo ‘sëmundje’ dhe rilindi përsëri. Në vitin 2009, ai falimentoi pasi nuk mundi të paguante kredinë bankare. Pavarësisht nga gjithë ky fat i keq aktori arriti të përfshihet në disa projekte filmash dhe mori pjesë në një radio fetare.

  1. MC Hammer

MC Hammer (emri i vërtetë Stanley Kirk Burrell) është një artist i famshëm i cili ishte tmerrësisht i njohur në fund të vitit 1990. Hiti “U Can’t Touch This” u bë një fenomen botëror, por më vonë pas 6 vitesh ai falimentoi. Përpjekjet e tij për t’u rikthyer edhe më i fuqishëm dështuan. Sot ai performon në një ‘club’ dhe shfaqet në spektakle të ndryshme televizive.

  1. Courtney Love

Gruaja e Kurt Cobain u bë vartëse e alkoolit dhe drogës për shumë vite dhe sigurisht që pati një ndikim të madh në gjendjen e saj financiare. Ajo u detyrua të largohet nga shtëpia e saj dhe shiti 25% nga trashëgimia muzikore e Cobain. Më vonë ajo arriti të marrë nën kontroll jetën e saj duke u munduar të nisë karrierën si këngëtare. Ajo gjithashtu krijon piktura artistike dhe ndërkohë po shkruan një autobiografi.

  1. Pamela Anderson

Një nga ‘sex simbolet’ më të njohura në fund të viteve 90′ nuk mund të mbante nën kontroll jetën e saj financiare. Pamela u detyrua të shesë shtëpitë në Malibu dhe në Sidney për të paguar paratë e mara hua nga ‘US Tax Department’. Më vonë ajo mori pjesë në shumë filma dhe kontribuoi me para për bamirësi dhe për kafshët njëkohësisht.

  1. Mike Tyson

Tyson, kampioni i botës në boks, pothuaj humbi të gjithë paratë e fituara. Ai i shpenzoi duke blerë gjëra luksoze në mënyrë të pakontrolluar. Tyson githashtu përfundoi dhe disa herë në burg. Më pas u mundua të ndryshojë stilin e jetesës dhe tashmë fiton para përmes spektakleve dhe filmave.

  1. Britney Spears

Ikona e popit pothuaj humbi të gjithë karrierën dhe paratë e kursyera nga një ndarje në vitin 2007. Ajo nuk kishte kompetenca për të përdorur paratë dhe pati shpenzime të mëdha pas një periudhë të gjatë në rehabilitim. Fatmirësisht, Britney u përball me vështirësitë në jetë dhe shkëlqeu edhe më shumë pas rënies.

  1. Lindsay Lohan

Në vitin 2007, Lohan ishte femra më seksi në botë. Po në të njëjtin vit u shenjëstrua disa herë për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Që atëherë karriera e saj pati një kthesë jo shumë të mirë. Asaj iu desh të shpërngulej në shtëpinë e mamasë pasi nuk mund t’i mbulonte dot vetë shpenzimet. Pas një pauzë të gjatë nga puna dhe nga rehabilitimi me alkoolin ajo u përfshi sërish në filma.

  1. Brendan Fraser

Gjithashtu humbi gjithçka  që kishte në një periudhë të  jetës së tij, por kjo nuk e pengoi për t’u rikthyer duke rindërtuar çdo gjë nga e para.

  1. Toni Braxton

Këngëtarja e njohur e cila ka fituar 6 ‘Grammy Awards’ dhe ka shitur rreth 40 milionë albume, duket se ngeli pa asgjë në një moment të karrierës, por diti sërish të rikuperojë gjendjen që kaloi./revistawho.com