• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

10 ushqimet që nuk duhet t’i fusni kurrë në frigorifer

 

  1. Qepa

Lagështia në frigorifer e bënë qepën të butë dhe të myket shumë shpejt. Mbajini ato në një vend të thatë. Mos i vendosni asnjëherë pranë patateve pasi të dyja së bashku mund të prishen shumë shpejt.

2.Kafeja

Nuk duhet lënë asnjëherë kafeja në frigorifer pasi ajo mund të humbasi shijen e saj dhe ka gjasa të marrë aromën e ushqimeve të tjera. Ajo duhet mbajtur në një vend të errët dhe të thatë.

3.Vaji i ullirit

Qëndrimi i vajit të ullirit në frigorifer është i gabuar pasi ai në temperatura të ulta mund të kthehet në masë të trashë.

  1. Borzilok

Është mirë që borzilokun ta mbani në një gotë ose vazo të vogël me ujë që ajo të jetë sa më e freskët.

  1. Mjalti

Mjalti për të pasur gjithmonë rrjedhshmërinë e tij dhe të mos trashet duhet mbajtur i mbyllur fortë dhe në temperaturë ambjenti.

  1. Hudhra

Në qoftë se i keni mbajtur deri tani në frigorifer hudhrat, duhet t’i hiqni menjëherë. Ajo mund të myket dhe të krijojë era të pakëndëshme. Hudhra duhet mbajtur në një vend të thatë.

  1. Buka

Frigoriferi do ta thajë bukën tuaj, vetëm nëse ajo është bukë sanduiçi dhe është e prodhuar për të qëndruar në frigorifer.

8.Avokado

Nuk duhet ti fusni në frigorifer avokadot per t’u zbutur, pasi ato humbasin shijen e tyre.

  1. Patatja

Mbajtja e patateve në frigorifer do t’i bëjë ato më të ëmbla, pasi mjedisi i ftohtë do e kthejë nisteshtenë e saj shumë shpejt në sheqer. Ato duhen mbajtur në një qese letre në vënd të ftohtë.

10.Domatja

Domatja nuk duhet mbajtur në frigorifer pasi ajri i ftohtë e bën të humbasi shijen, gjithashtu ndryshon dhe cilësinë e saj.