• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

10 ushqime për bark të sheshtë, që dieta jonë mesdhetare nuk i njeh

Ne kemi dietën mesdhetare që është një referencë për gjithë botën, e për jetesën e shëndetshme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të marrim nga kulturat e tjera që të qëndrojmë në formë. Më tej do ju listojmë 10 ushqime që njihen në kultura të ndryshme të botës dhe janë shumë të mira për shëndetin tonë.

Kosi Skyr i Islandës – i ngjashëm me kosin grek. Ka shumë proteina dhe vetëm 0.02% yndyrë.

Kimichi, ushqim korean – kjo pjatë bazohet në fermetimin e perimeve me erëza. Përdoren lakra kineze, salcë lakre dhe daikon. Çdo ingredient është i pasur në vitamina dhe minerale, por ajo që e bën këtë pjatë shumë të shëndetshme është prania e ‘lactobacilli’, që ndikon në traktin gastrointestinal.

Injera, buka e Etopisë – E pasur me fibra, pa gluten dhe e përbërë nga teff, një drithër pa gluten. Mielli i teff përmban bakterin e fermentimit ndaj nëse brumi lihet pak në qetësi fryhet vetë, pa maja apo përbërës të ngjashëm.

Salmoni i Norvegjisë – salmoni është burim proteinash dhe vitaminash e mineralesh, po ashtu edhe Omega 3.

Kombucha e bërë si në Kinë – Kombucha është e ngjashme me kërpudhat dhe njihet si bimë shëruese natyrale. Nga kjo bimë prodhohet një substancë që nëse zhytet në çaj, sheqer dhe uthull për disa ditë krijon një pije që në lashtësi konsiderohej si ‘eliksiri i jetës’. Mes personave që flasin mirë për vlerat e tij ushqyese ka dhe nga ata që bëjnë thirrje për kujdes të shtuar ndaj kësaj pije.

Te Yerba i Argjentinës – Ky çaj është i pasur me antioksidantë dhe të heq oreksin.

Humusi i Libanit – Humusi ka një vend të rëndësishëm në dietat e orientit sepse është i pasur me proteina dhe fibra. Kombinimi më i mirë është me perime dhe është mirë të mos hidhet mbi bukë apo të haet si pjatë e parë. Nuk është mirë ta përzini edhe me frutat.

Soja e Okinawa –  populli i Okinawa renditet ndër ata me imunitetin më të fortë për të përballuar çdo sëmundje që ka prekur botën. Ata hanë deri në 80% të ushqimeve që kanë pa u ndjerë asnjëherë të ngopur. Soja është një nga ushqimet kryesore që ata përdorin.

Boronicat e Brazilit – Ato kanë përmbajtje të mirë antioksidantësh dhe mbrojnë zemrën e aparatin kardiovaskular, gjithashtu ulin nivelin e kolesterolit në gjak.

Lakra kineze – përmban proteina. E pasur me vitamina, ka veti antioksiduese dhe antikancerogjene./revistawho.com