Nuk ka rezultat
View All Result
- Bukuria e një femre buron nga sytë, sepse ata, janë porta e zemrës së saj, streha e dashurisë.
- Zemra thyhet dhe kaq. Nuk ka përse të paragjykoni apo të tregoni me gisht askënd. Duhet të kesh fat, që të gjesh dikë që të vlerëson.
- Njeriu njihet më mirë nga ato që thotë për të tjerët, sesa nga ato që thonë të tjerët për të.
- Bukuria e një femre nuk pasqyrohet te nishani në faqe, por në shpirtin e saj, duket te dashuria që fal, te pasioni që ka.
- Unë nuk kam nevojë për një dhomë gjumi, që të tregoj se sa femër jam! Hijeshinë time e tregoj edhe duke vjelë mollë apo duke udhëtuar me tren.
- Makijazhi të ndihmon të dukesh më bukur fizikisht, por nuk mund ta ndreqë shëmtinë e shpirtit: makijazhi nuk hahet.
- Mundësitë e mira nuk gjenden në rrugë, kështu që kur të vijnë, duhet t’i rrëmbesh fluturimthi
- Eleganca është bukuria e vetme që nuk venitet kurrë.
- Unë besoj se duhet të jesh e fortë, pikërisht kur gjithçka duket se po shkon mbrapsht. Mendoj se vajzat e lumtura, janë ato më të bukurat
- Besoj në shprehjen “Nesër lind ditë e re” dhe besoj në mrekullitë.
Nuk ka rezultat
View All Result