• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

10 gjëra që nuk i keni ditur për mbretëreshën Elizabeth

Ajo është një nga njerëzit më me influencë në botë dhe populli i saj e do shumë. Përtej portretit serioz dhe gjithë autoritetit që ka, mbretëresha Elisabeth është një person që preferon dhe urren gjëra të caktuara. Ne sot do ju zbulojmë 10 gjëra që nuk i keni ditur për të.
1. Asgjë nuk ia acaron më shumë nervin Mbretëreshës sesa vonesa e të tjerëve. Edhe nëse janë nipërit ose mbesat, ata marrin një reagim të egër prej saj. Ajo nuk është një person me temperament të keq, por kur e humb durimin ajo mund ta bëjë edhe një person të rritur që të dridhet.
2. Për të evituar situata të sikletshme sociale, Mbretëresha ka një sërë shenjash sekrete, kështu që shoqërueset e saj duke kontrolluar situatën mund ta shpëtojnë nga gjërat e padëshiruara. Nëse ajo lëviz çantën tregon që do të ecë përpara. Një shikim i ngulur në të djathtë tregon që ndërhyrja është e nevojshme në mënyrë urgjente. Nëse ajo lëviz unazën, biseda duhet gjallëruar me ndonjë batutë. Nëse këto sinjale që ajo lëshon për shoqërueset humben, sigurisht që ajo i gjobit ato në privatësi.
3. Mbretëresha ka këmbë që përballon edhe det të trazuar, të fuqishëm. Edhe në një det me shumë dallgë që kanë trazuar edhe stomakun e burrit të saj notar, ajo sërish ka mbetur e paprekur.
4. Nuk janë vetëm kuajt dhe trëndafilat e dekoruar në formë fjongoje ato që i pëlqejnë Mbretëreshës dhe Princit Philip. Ata gjithashtu pëlqejnë edhe lojën kriket dhe shpesh shkojnë vjedhurazi nëpër shtëpi për të evituar ndonjë angazhim mbretëror dhe për të kapur pikët e kriket.
5. Mbretëresha është një imituese brilante dhe nëse ndodhet në një rreth shoqëror të besueshëm, atëherë ajo do të imitojë shumë mirë mimikën e burrave të shtetit ose figurave publike.
6. Prince Philip në varësi të rastit e thërret atë ‘Lilibet’, e dashur, ose suxhuk.
7. Ata që e kanë prekur atë kanë qenë vërtet me fat, pasi përveç personit që kujdeset për shëndetin e saj, asnjë nuk mund ta prekë. Meqenëse ai ka mundësinë të ketë kontaktin fizik me Mbretëreshën kur e viziton, thotë se Mbretëresha ka një lëkurë interesante si të Kleopatrës, që është një lëkurë e butë gjithashtu.
8. Ajo betohet, por i kufizon pasthirrmat e saj kur ato fillojnë me gërmën ‘b’.
9. Valixhja e saj prej lëkure të përsosur është prodhuar nga marka ‘yelow’ ku është shkruar ‘The Queen’ (Mbretëresha).
10. Mbretëresha ka një tërheqje të veçantë për hapësirën dhe udhëtimet në hapësirë. Për të kostumi i astronautit është shumë zbavitës. /revistawho.com