Barun Sobti është bërë shumë i famshëm në Shqipëri me rolin e tij si “Arnav” në serialin “Si ta quaj këtë dashuri”. Më poshtë kemi renditur 10 fakte për të, të cilat nuk i dinit:
1.Barun përpara se të bëhej aktor luante futboll dhe ëndërronte të bëhej futbollist.
2.Ai u detyrua të fillojë aktrimin pasi miqtë e tij aktorë ja kërkonin vazhdimisht.
3.Përpara se t’i futej aktrimit, Barun punonte si menaxher në një kompani të madhe dhe shumë të njohur në Indi.
4.Roli i tij i parë ishte në serialin “Dil Mil Gaye (Zemrat u takuan)” ku nuk kishte rol kryesor, por në rolet e tjera më pas, Barun do të kishte gjithnjë rol kryesor.
5.Barun është ektomorf. Kjo do të thotë se ai për shkak të metabolizmit, nuk mund të shtojë peshë edhe nësa ha shumë, shkruan revistawho.com.
6.Barun është i uritur gjatë gjithë kohës. Ai bëhet shumë nervoz kur është i uritur.
7.Ai dëshiron që të jetojë në Australi me bashkëshorten e tij.
8.Aktori i tij i preferuar është Amir Khan.
9.Barun nuk e dinte që kishte miliona fansa, por e kuptoi këtë vetëm pasi përfundoi serialin “Si ta quaj këtë dashuri”.
10.Barun zë vendin e 4 në listën e meshkujve më seksi të Azisë në vitin 2015./revistawho.com.