• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

10 fakte të pazbuluara më parë rreth të famshmëve

Ka aq shumë fakte të çuditshme rreth të famshmëve që shumë pak prej nesh janë në dijeni. Ne kemi mbledhur disa nga këto fakte për t’ju treguar një anë të pazbuluar më parë të këtyre VIP-ave sipas ‘Bright Side’:

1-Albert Einstein. A e dinit se gjumi bën mirë për trurin tuaj? Shkencëtari flinte 10 orë gjumë.

2-Elvis Presley. Të afërmit e Elvis Presley janë ish-presidenti Abraham Lincoln dhe Jimmy Carter.

3-Taylor Swift. Kur këngëtarja ka qenë në moshë të vogël, ka jetuar në një fermë ku mbillnin pemë posaçërisht për festen e Krishtlindjeve.

4-Michael B Jordan. Ai  është një i fiksuar pas novelave grafike të animuara.

5-Keanu Reeves. Ylli i ‘rock-ut’, Alice Cooper ishte një vizitor i rregullt në shtëpinë e aktorit. E ëma e Keanu dizenjonte kostumet e këngëtarit.

6-Sophie Turner. Aktorja e ‘Game Of Thrones’ ka aftësi për të bërë ‘beatbox’.

7-Barack Obama. Ish-presidenti i Amerikës është fans i librave të Harry Potter. Ai ka lexuar të gjithë librat e tij.

8-David Bowie. Një merimangë ka marrë emrin e këngëtarit të famshëm duke u quajtur kështu ‘Heteropoda David Bowie’.

9-Dwyane Johnson. Nëna e tij ka qenë ndër të parat femra që ka promovuar ‘Wrestling’ (sporti i mundjes).

10-Leonardo DiCaprio. Emri i aktorit vjen nga emri i Leonardo Da Vinci. Kur nëna e tij ishte shtatzënë, ajo ndjeu shkelmin e parë të Leonardo DiCaprio ndërkohë që ishte duke parë një pikturë të Leonardo Da Vinci./revistawho.com