• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

1-vjetori i binjakeve, aktorja e njohur e telenovelave meksikane organizon festën e veçantë për vogëlushet e saj

Një vit më parë, aktorja e famshme e telenovelave meksikane Jacqueline Bracamontes, u bë nënë për herë të pestë. Ajo solli në jetë dy binjake, Paula dhe Emilia, të cilat kanë festuar së fundmi 1-vjetorin e lindjes. Jacky ka publikuar disa foto nga ditëlindja e organizuar, ku shfaqet pranë shumë fëmijëve dhe bashkëshortit të saj. “Më në fund mundëm të festonim Emilia-n dhe Paula-n siç e meritojnë”, shkruan aktorja në postimin e saj në “Instagram”. Kujtojmë se Jacky është e njohur edhe në Shqipëri për shumë role në seriale si “Rubi”,”Kujdes nga engjëlli” etj.