• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

1 vit pas suksesit të ‘Dy gisht mjaltë’, Ermal Mamaqi e kujton kështu

Një vit më parë, aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi solli produksionin e tij të parë kinematografik “Dy gisht mjaltë”. Filmi pati një sukses shumë të madh dhe shitja e biletave vazhdoi me të njëjtat ritme brenda dhe jashtë vendit.

Së fundmi Mamaqi e ka kujtuar këtë moment me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shfaqet pranë Elvanës dhe gjithë stafit të aktorëve.

“1 vit nga publikimi i filmit që arriti rekord në shikimet në kinematë shqiptare dhe kudo ku ka shqiptarë”, ka shkruar Ermali krah fotove në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në muajin janar të këtij viti, Mamaqi solli projektin e tij të radhës të quajtur ‘I Love Tropoja’, i cili u pëlqye shumë nga gjithë audienca./revistawho.com