• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

1 vit pa të atin, Rudina Dembacaj shfaq anën e saj më të dhembshur

Jemi mësuar të shohim postimet e saj plot humor e ku shfaqet e qeshur, por sot për Rudinën është një ditë e trishtë. Ka kaluar plot 1 vit nga ndarja nga jeta e të atit të saj. Rudina e ka shprehur shpesh se ai ishte pika e saj e dobët dhe sot na ka treguar anën emocionale, duke i dedikuar dy fjali shumë të ndjera.
Me një foto nga varri i të atit, Rudina shkruan se e kujton atë çdo ditë.
“Je i paharruar babush! Nuk jetohet bukur, nëse nuk të kujtoj çdo ditë”-shkruan Rudina.