Si sot një vit më parë, këngëtari i njohur kosovar, Capital T mbajti koncertin e tij të parë në sheshin ‘Nënë Tereza’, të quajtur ‘Time Capsule’. Artisti ka hapur fotot e vjetra dhe ka ndarë me ndjekësit disa momente nga ajo natë, e cila mblodhi në sheshin e Tiranës fansat më të zjarrtë të Capital T.
“Sot 1 vit me pare ishim bashke duke udhetuar me Time Capsule nga sheshi Nene Tereza. E sot ne ora 20:20 mund te perjetojme serish te njejtat emocione duke ndjekur koncertin e plote ne kanalin tim ne youtube. Mezi pres te jemi serish bashke per te vijuar rrugetimin me Time Capsule, sapo situata te jete e sigurt per te gjithe ne.
#timecapsule #truecapo #capitalt #tirane #sheshinenetereza #bestteamever #dreamcametrue #dreamteam”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij të fundit duke i dhënë ndjekësve të tij një tjetër lajm të mirë, se koncerti do të gjendet tashmë në ‘Youtube’. Kujtojmë se Capital ka treguar se do të realizojë një tjetër mbrëmje si ajo e ‘Time Capsule’ sapo të gjithë njerëzit të mund t’i kthehen normalitetit./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CFW2S1thjx9/