Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson kanë qenë për shumë gjatë në qendër të mediave rozë. Pas raportit të komplikuar, dyshja ka vendosur t’i japin një mundësi njëri-tjetrit dhe dashurisë së tyre.
Ata kanë nisur të veprojnë si një çift dhe ky fakt i ka gëzuar ndjekësit e familjes Kardashian.
Kujtojmë se gjatë periudhës së pandemisë dyshja vendosi të qëndronin në të njëjtën shtëpi për hir të vajzës së tyre, True. Ata i dhanë fund lidhjes në muajin shkurt të 2019-ës për shkak të tradhëtisë së basketbollistit me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods./revistawho.com