1 muaj pas ardhjes në jetë të Botës, Elita Rudi ka ndarë me ndjekësit videon më të ëmbël me të bijën në krahë.
Në të Bota shfaqet në krahët e mamit, duke u përkëdhelur nga ajo teksa fle. Tipari dallues që bie në sy janë flokët e zinj të Botës që duket se nga kjo anë do i ngjasojë mamit.
“Bota ime 1 muaj”, ka shkruar Elita krah videos.
Pak javë më parë Elita tregoi se njerëzit e kanë paragjykuar shumë zgjedhjen e emrit të vajzës, megjithatë asgjë nuk mund t’ia zbehë ëmbëlsinë e këtyre ditëve me të voglën e saj./revistawho.com