WHO SERIAL / Çfarë do ndodhë në “Sarasvatiçandra” gjatë kësaj jave…

14657458_710659255756414_2050563663018390758_n

Kumud i kërkon Sarasit të martohet me Kusumin. Saras i thotë se e dashuron dhe s’mund ta bëjë këtë. Kumud i thotë se Kusum ka tentuar të vetëvritet dhe nuk kanë zgjidhje tjetër. Saras e pyet Kumudin çfarë do bëhet me lidhjen e tyre. Kumud i thotë se ata duhet të ndahen pasi Kusum është shumë e shtrenjtë për të.

Kusum e dëshpëruar i thotë Kumudit se askush nuk do martohet me të tani. Kumud i thotë se ajo do martohet me atë që dashuron. Kusum habitet. Kumud i tregon Kusumit se i kërkoi Sarasit të martohet me të. Kusum gëzohet.

Saras pranon vendimin e Kumudit i detyruar nga rrethanat. Kumud i tregon të gjithëve të vërtetën dhe familja shokohet. Dugba nuk pranon që Kusum të martohet me Sarasin.

Kusum është e lumtur sepse do martohet me Sarasin. Të gjithë janë të mërzitur me këtë martesë. Kusum dhe Saras bëjnë ritualet e martesës. Fytyra e dhëndrit është e mbuluar. Kumud qan duke i parë ata. Çifti i kryen të gjitha ritualet dhe betimet dhe prifti i thotë se tani janë të martuar. Ata marrin bekimet e familjarëve. Kusum largohet me dhëndrin me makinë. Kumud kthehet në shtëpi duke qarë dhe gjen Sarasin. Ajo habitet. Kumud i thotë Sarasit të largohet. Kumud vrapon në dhomën e saj dhe heq byrzylykun e mamasë së Sarasit. Saras vjen dhe i vendos asaj byrzylykun. Kumud i thotë përsëri të largohet pasi ajo mendon se këto janë mendimet e saj. Dugba e gjen Kumudin duke qarë dhe e qetëson atë.

Kumud i thotë Pramadit se do shkojë me të në Amerikë për kurimin. Pramad habitet.

Pramad i jep Kumudit mangalasutrën. Në këtë moment shfaqet Saras i cili e hedh mangalasutrën. Pramad dhe Kumud habiten. Kumud i thotë Sarasit se ai duhet të ishte me Kusumin. Saras i thotë: “Ne duhet të jemi me personin që duam dhe Kusum është me personin që e do nga zemra” Kumud i thotë Sarasit se Kusum është gruaja e tij tani. Saras i thotë se Kusum u martua me Denin. Kumud dhe Pramad shokohen. Saras i thotë se ishte Deni ai që u martua me Kusumin dhe ai i bëri të gjitha ritualet me të.

Kusum është në dhomë dhe pret Sarasin. Para saj shfaqet Deni. Kusum shokohet.Deni i thotë se ai është bashkëshorti i saj tani. Kusum është pa fjalë.

Kumud mërzitet me veprimin e Sarasit dhe i thotë atij se ai ka tradhëtuar edhe Kusumin edhe Denin. Saras i thotë se Kusumi do kishte fatin e mamasë së tij pasi ai nuk e dashuron atë dhe s’mund t’ja thyente zemrën vëllait.

Kusum është e mërzitur dhe i thotë Denit mos ta prekë atë. Ajo e mbyll derën dhe mendon të vetëvritet. Denin telefonon në shtëpinë e Kumudit teksa Kumud dhe Saras po zihen. Pramad i lajmëron se Deni mori në telefon dhe diçka i ka ndodhur Kusumit. Saras dhe Kumud shkojnë atje. Kusum pret venat. Deni hap derën me forcë dhe e gjen Kusumin të shtrirë. Saras dhe Kumud arrijnë dhe e çojnë Kusumin në spital. Të gjithë shqetësohen për Kusumin.

Saras i kërkon falje Kumudit por Kumudi nuk mund ta falë. Policia vjen dhe kërkon personin që ka shtyrë Kusumin të vetëvritet. Pramad i thotë inspektorit se ata do e zgjidhin vet. Inspektori i thotë se vetëvrasja në Indi është krim dhe ne duhet të ndëshkojmë personin që e shtyu vajzën ta bënte këtë. Vidiaçatur i thotë inspektorit se i beson dhëndrit. Inspektori i thotë se do marrin në rajon djalin që u martua me Kusumin. Deni thotë se do shkojë. Të gjithë habiten që Deni është martuar me Kusumin. Saras shkon me Denin.

Vidiaçatur pyet Kumudin nëse e dinte për martesën e Kusumit me Denin. Kumud i thotë jo. Dugba thotë se ajo çfarë bëri Saras është e drejtë. Vidiaçatur i thotë jo nuk është e drejtë pasi ai tradhëtoi të dy vajzat e mia. Gunial e pyet Dugban nëse e dinte për këtë dhe Dugba i thotë se Saras i tregoi. Gunial nxehet me Dugban dhe i thotë se ajo ka sakrifikuar Kusumin.

Inspektori merr në pyetje Denin. Deni i thotë se ai dhe Kusum duhen dhe se ata u martuan me dëshirë. Budidhan dhe Pramad shkojnë në rajon për të liruar Denin dhe Sarasin. Inspektori i kërkon deklaratën e Kusumit dhe ata shkojnë në spital. Vidiaçatur e falenderon Budidhanin. Pramad thotë se do largohet me babain e tij. Kumud habitet. Pramad thotë se do t’ja lehtësoj Kumudit dhimbjen duke u larguar.

Saras i kërkon falje Vidiaçaturit dhe i thotë se bëri atë që është më e mira për të gjithë por nëse ai mendon se ka bërë gabim, duhet ta ndëshkojë. Vidiaçatur i thotë se për shkak të tij vajza tentoi vetëvrasjen. Saras i thotë se nëse do martohej me Kusumin ai do e shihte vajzën të vdiste çdo ditë.

Deni shkon tek Kusum dhe ajo i bërtet. Kusum i thotë se nuk donte të martohej me të dhe ajo nuk e dashuron. Deni nuk e beson këtë dhe i thotë Kusumit të dëgjojë zemrën. Kusum i thotë ta kuptojë që ajo nuk e dashuron. Deni e pyet kë dashuron dhe Kusum i thotë Saras. Deni lëndohet.

Kusum i kërkon Kumudit ta çlirojë nga kjo martesë.

Pramad i tregon Kalikas se e ka dërguar ai videon e rrëmbimit të Kusumit. Kalika dhe Pramad qeshin.

Deni mendon të largohet nga India. Saras e merr në telefon dhe Deni i thotë se ai nuk bën pjesë në zemrën e Kusumit kështu që do largohet përgjithmonë. Saras kthehet në shtëpi dhe sheh Denin. Saras gëzohet dhe i thotë Denit se e dinte që nuk do ikte. Deni i thotë se e ndaloi Kumudi. Kumud i thotë Sarasit se e ktheu Denin sepse do ti shohë Kusumin dhe Denin bashkë.

Pramad i thotë Kumudit se i ka firmosur letrat e divorcit dhe ja ka dhënë ato babait të saj. Pramad largohet. Saras e pyet Kumudin nëse Pramad po thotë të vërtetën dhe Kumud thotë se Pramad ka ndryshuar.

Kusum sheh Sarasin dhe Kumudin nga tarraca dhe bëhet xheloze. Kalika i flet keq Kusumit për Sarasin dhe Kumudit.

Vidiaçatur lajmëron se babai i tij është shumë sëmurë dhe duhet të shkojnë atje. Ai kërkon që Kusum të shfaqet e martuar me Denin para gjyshit. Kusum pranon dhe ata nisen për tek babai i Vidiaçaturit. Babai i Vidiaçaturit gëzohet kur sheh Kusumin dhe Denin.

Saras dhe Kumud afrohen me njërit tjetrin. Kusum mërzitet kur i sheh bashkë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password