Akash njofton se do ikë në Amerikë për disa muaj për shkak të një pune. Manorama i thotë Pajalit të shkojë me Akashin. Arnav shkon tek Arav i cili po ujit lulet. Arav i thotë Arnavit se Shital i ka thënë të sillet si ai dhe i tregon se ajo e ka marrë nga jetimorja. Arnav nuk mund ta besojë këtë që ka bërë Shital. Ai planifikon të nxjerrë të vërtetën në shesh. Arnav mbledh të gjithë familjen dhe sjell në shtëpi disa njerëz që e njohin Shitalin. Një grua thotë se Shital ka jetuar 2 muajt e fundit në shtëpinë e saj por nuk e pagoi qiranë. Anxhali habitet pasi të gjithë mendonin se Shital jetonte në SHBA. Një tjetër person nga ata që ka ftuar Arnav thotë se Shital është në kërkim sepse ka detyrime në bankë. Një tjetër person vjen dhe thotë se Shital i ka kërkuar të mësojë Aravin të luajë basketboll. Shital pyet Arnavin pse po e bën këtë. Arnav i thotë se thjesht po tregon të vërtetën. Një grua tjetër hyn në shtëpinë Raizada dhe Arav shkon e përqafon. Ajo thotë se Shital e adoptoi Aravin 2 muaj më parë në jetimore shkruan revistawho. Kushi habitet. Arnav i thotë se Shital nuk është mamaja e Aravit. Gjyshja e pyet Shitalin pse e bëri këtë. Arnav thotë se Shital ka mbetur pa para dhe vendosi të mashtrojë atë meqë është i pasur. Arnav i thotë Shitalit se e kuptoi që po gënjente që kur i tha se ai ka qenë i dehur natën e diplomimit. Kushi pyet si ka mundësi që testi i ADN-së doli pozitiv. Shital tregon se e kishte marrë vesh që Kushi do bënte testin e ADN-së dhe kishte ndërruar flokun e Arnavit me Aravin. Arnav thotë se është e habitshme sesi vajza e urtë e shkollës ka arritur të bëjë këto. Shital thotë se nuk ka bërë asgjë të keqe dhe se kishte bërë një plan të mirë por ky dreq fëmije… Në këtë moment Kushi i gjuan në shpullë Shitalit. Ajo nxehet dhe i bërtet Shitalit që përdori një fëmijë të pafajshëm shkruan revistawho. Policia vjen dhe arreston Shitalin. Arav përqafohet me të gjithë pasi kujdestarja do e çojë në jetimore. Arnav thotë se nëse Arav dëshiron mund të qëndrojë këtu përgjithmonë. Arav vrapon drejt Arnavit dhe e përqafon. Kujdestarja thotë se nëse ata duan ta mbajnë Aravin duhet ta adoptojnë. Arnav thotë se do e adoptojnë./revistawho.com