Arnav i kërkon Kushit të duket e lumtur në sy të familjarëve të saj. Më tej, ai sheh se Kushi ka ftohtë dhe e mbulon. Anxhali merr Kushin në kuzhinë, por Manorama kundërshton praninë e saj.
Një martesë e detyruar dhe dy zemra që vuajnë. Pas një nate të gjatë dhe të trishtuar, Anxhali bën lutjen e mëngjesit dhe të gjithë afrohen tek tempulli. Asnjë nuk e shikon Kushin në sy. Ata kuptojnë që nëna nuk ka zbritur nga dhoma dhe habiten kur shërbëtori u thotë që ajo nuk po e hap derën e dhomës. Të gjithë nisen të shkojnë lart po Shami i ndërpret rrugën Kushit dhe i kërkon llogari se përse e bëri këtë. Arnav vjen nga jashtë dhe shikon Kushin që po ngjitet lart. Shami e shikon nga korridori. Ai afrohet gjithë nerva dhe sapo nis t’i flasë degjon zhurmë nga lart se nëna nuk po hap derën. Arnav dhe Akash hapin derën dhe shohin që nëna është e sëmurë. Të gjithë vihen kundër Arnavit dhe i thonë që është faji i tij për gjithçka që po ndodh me të gjithë. Arnav shkon te dhoma e Anxhalis dhe i thotë që nëse nuk e pranojnë martesën e tij atëhere ai do largohet bashkë me Kushin. Kjo e mërzit Anxhalin po ajo bën gjithçka që vëllai i saj të mos largohet nga shtëpia dhe bisedon me nënën që të arrijnë të mbajnë familjen të bashkuar. Nëna është shumë e lënduar nga veprimi i tyre dhe i thotë Anxhalis që ajo nuk do ua falë këtë gabim që kanë bërë. Ndërkohë Shami mundohet t’i mbushë mendjen Anxhalis që të mos e pranojnë këtë martesë. Ajo duket sikur bie dakort me të dhe i kërkon që të mbledhë gjithë familjen për t’i dhënë një vendim. E gjithe familja mblidhet dhe Kushi vjen e fundit. Ajo qendron afër Arnavit. Anxhali u thotë që Kushi nuk do të pranohet si nuse në shtëpi. Kushi shikon Anxhalin e habitur ndërsa Shami shikon Arnavin me një buzëqeshje. Arnav ngrihet menjëhere në këmbë dhe u thotë se do të largohen nga shtëpia. Anxhali i kërkon të përfundojë fjalën e saj. Ajo u thotë se Kushi nuk do të pranohet si nuse, derisa të bëhet rituali i mirëseardhjes. Kushi shikon sërish nga Anxhali me shpresë. Edhe Arnav shikon motrën e tij dhe nuk i besohet. Shamit i ngrin buzëqeshja. Kushi kthehet dhe shikon Arnavin. Ai menjehere ia kthen shikimin me ëmbëlsi.