Arnav dhe Kushi hyjnë në dhomë dhe bëjnë sikur nuk dinë gjë. Arnav shkon të mbyllë perdet dhe sheh një tjetër kamera. Arnav dhe Kushi shtrihen por Arnav nuk ndihet rehat pasi Sham po i sheh. Arnav dhe Kushi mbulojnë kokat me çarçaf dhe flenë. Ditën tjetër Kushi i thotë Anxhalisë se do që t’i hapë dhuratat e dasmës në praninë e tëgjithëve. Anxhali thërret edhe Shamin. Të gjithë mblidhen dhe hapin dhuratat. Arnav dhe Kushi largohen. NK i pyet ku po shkojnë. Kushi i thotë NK-s që mos të lërë asnjë të dalë nga dhoma pa u hapur të gjitha dhuratat. Arnav dhe Kushi hyjnë në dhomën e Shamit dhe hapin laptopin. Ata gjejnë regjistrimet shkruan revistawho.com. NK-s i bie telefoni dhe nuk e ka mendjen kur në këtë moment Sham largohet. Arnav dhe Kushi ndërkohë shohin edhe regjistrimin kur Sham hedh copa xhami të thyera në dhomën e Anxhalisë dhe momentin kur Anxhali bie nga shkallët. Papritur Arnav dhe Kushi dëgjojnë Shamin duke ardhur. Sham hyn në dhomë por nuk ka njeri. Sham shkon të hapë laptopin por NK vjen dhe i thotë të shkojnë poshtë. Arnav dhe Kushi dalin nga ku ishin fshehur. Arnav është i nxehur që Sham i ka bërë keq Anxhalisë. Kushi i kërkon falje Arnavit që e solli Shamin në shtëpi. Ajo i thotë Arnavit mos të veprojë në gjaknxehtësi. Arnav dhe Kushi marrin vesh që Sham ka hyrë në shtëpinë Raizada si muzikant. Kushi i thotë Arnavit se ka një plan revistawho. Mëngjesin tjetër të gjithë janë mbledhur në tavolinë. Shërbëtori vjen dhe i thotë Arnavit se bojaxhinjtë kanë ardhur. Arnav thotë se bojaxhinjtë kanë ardhur për të lyer shtëpinë. Ai sheh fytyrën e Sham. Sham thotë se ka një punë dhe largohet. Ai shkon në dhomë dhe thotë me vete se duhet t’i heqë kamerat që bojaxhinjtë mos t’i shohin. Sham shkon në dhomën e Arnavit për të hequr kamerat kur papritur Arnav vjen. Sham fshihet. Arnav largohet. Sham i heq kamerat. Arnav i thotë Kushit se kamerat nuk janë më në dhomën e tyre./revistawho.com.