Revista Who
TEST
Who Serial

Si ta quaj këtë dashuri/ Kushi rikthehet në shtëpi, Arnav surprizon Anxhalinë, ja ç’do ndodhë të hënën

Halla sheh Anxhalinë në spital. Anxhali habitet. Halla i thotë Anxhalisë se ka ardhur për vizitë për babain e Kushit. Ajo e sheh mirë hallën dhe e kupton që Arnav dhe Kushi e kanë gënjyer. Arnav shkon tek shtëpia e hallës së Kushit. Ai e ka mbyllur derën me çelës dhe nuk e lë Kushin të hyjë. Arnav i thotë Kushit të kthehet në shtëpinë Raizada ose familja të bëjë valixhet gati për të dalë nga shtëpia. Më vonë Kushi bën sikur ka vrarë këmbën dhe i thotë Arnavit se doktori i ka thënë të mos lëvizë për 10 ditë. Arnav i thotë të mos gënjejë dhe të kthehet në shtëpinë e tyre. Kushi kthehet në shtëpinë Raizada.NK thotë se duhet të bëjnë dicka speciale për Anxhalinë pasi është rituali Rakit (në këtë ritual motra i lidh vëllait një byrzylyk të shenjtë si shenjë e mbrojtjes). Kushi i jep një ide NK-s që t’ja thotë Arnavit sepse ai nuk do e dëgjojë nëse ja thotë ai vetë. Të gjithë ndihmojnë për të zbukuruar shtëpinë. Anxhali vjen dhe pyet pse është errësirë. Kur dritat vijnë ajo sheh shtëpinë me drita të zbukuruara. Më pas Arnav vjen i veshur me veshje tradicionale. Anxhali habitet. Ajo pyet ideja e kujt ishte dhe Kushi thotë se ishte ideja e NK-s edhe pse në fakt ishte ideja e saj. Anxhali merr një telefonatë dhe fillon të bëhet e dyshimtë. Kushi shkon në dhomën e Anxhalisë por nuk e gjen aty. Ku ka shkuar Anxhali?