Arnav është i vendosur dhe thotë se nuk do që të shkojë. Anxhali i jep Arnavit një dhuratë për prindërit e Kushit. Arnav nxehet kur merr vesh se do qëndrojë atje 10 ditë. Pas shumë insistimeve Arnav vendos të shkojë por ditën tjetër. Të gjithë bien dakort. Përpara se Kushi të thotë diçka Arnav e vë gishtin tek buzët e saj dhe i thotë mos ta thërrasë “burrë i dashur”. Më pas ai sheh që ka vënë gishtin në buzët e Kushit dhe e heq me shpejtësi e largohet. Ditën tjetër halla dhe Garima po bëjnë gati shtëpinë pasi do vijë Kushi me Arnavin. Arnav dhe Kushi përshëndesin familjarët. Manorama i thotë Arnavit të ketë kujdes pasi në shtëpinë e Kushit gatuajnë ushqime me yndyrë. Arnav dhe Kushi nisen për në shtëpinë e saj. Ata grinden gjatë rrugës. Kushi fillon këndon duke e nxehur Arnavin. Ata mbërrijnë në shtëpinë e Kushit. Duke nxjerrë gjërat e tyre nga makina Arnav sheh vazon me lule. Kushi i thotë se e mori vazon me lule në rast se atij do i mungojnë lulet. Arnav preket nga kjo gjë dhe e shikon Kushin me shumë dashuri. Ndërkohë Anxhali është duke ujitur lulet e Arnav. Sham vjen dhe në dorë ka sapunin me shenjën e çelësit. Anxhali e lag Shamin me zorrën e ujit teksa qesh. Sham e sheh që Anxhali nuk po ndalon dhe e lë sapunin pranë një vazoje para se të bëhet qull dhe shenja e çelësit të zhduket. Sham i merr zorrën Anxhalisë dhe e lag atë gjithashtu. Babli i thotë shërbëtorit se do një sapun. Shërbëtori shkon ta marrë dhe sheh sapunin e Shamit tek vazo me lule. Ai e merr. Anxhali shkon të ndërrohet dhe Sham shkon të marrë sapunin por nuk e gjen. Ai merr vesh se sapunin e ka Babli shkruan revistawho.com. Sham bind Bablin dhe e merr sapunin. Halla dhe Garima mirëpresin Kushin dhe Arnavin. Ato shtrojnë tavolinën për të ngrënë dhe Arnavit i kujtohen fjalët e Manormës. Më pas ai habitet kur Garima i vë para ushqime të shëndetshme dhe i thotë se i ka treguar Kushi që ai ka probleme me diabetin. Arnavin e zë lemza. Kushi tallet me të dhe i thotë: Kush të mungon se unë jam këtu. Arnav e sheh me çudi./revistawho.com